Cikli i trajnimit per sommelier Niveli i Pare 2015

Organizata Shqiptare e Sommelierisë njofton fillimin e Ciklit të Trajnimit për Sommelier Niveli i parë për vitin 2015, në fund të muajit Mars. 
Të interesuarit (anëtarë të Sommelierisë Shqiptare) të cilët dëshirojnë të marrin pjesë, janë të lutur të njoftojnë në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., ose në numrin e telefonit 067 2552005. 
Trajnimi zgjat rreth katër muaj dhe leksionet zhvillohen një herë në javë. Relatorët gjatë orëve të leksioneve do të jenë vendas dhe të huaj. Për më shumë informacion lutemi të drejtoheni në kontaktet e sipër shënuara.
Programi i trajnimit eshte si vijon:

1. Leksioni i parë – Figura e Sommelierit (2 ore)

Prezantimi i O.SH.S. 
Figura e Sommelierit në restoracionin modern.
Tastevin – i, gota e degustimit, hapësja e shisheve dhe paisje të tjera të sommelierit.
Demostrim praktik i shërbimit dhe hyrje në degustim.
Pjesa e praktikes - Prezantimi dhe degustimi i disa verërave nga të cilat, Spumante Metodo Classico(1 orë)

2. Leksioni i dytë – Vreshtaria 1 (3 ore)

Hardhia. Të dhëna për të. dhe përhapja e saj në botë
Llojet e vreshtarisë dhe ndikimi i saj në cilësinë e verës.
Ampelografia – Shkenca mbi njohjen dhe vlerësimin e kultivarëve të hardhisë.
Pasuria varjetore e vreshtarisë sonë.
Strukturat varjetore të rrushit për verë të bardhë dhe të kuqe.
Ekologjia e hardhisë.
Kërkesat jetësore të hardhisë ndaj mjedisit.
Zonat e vreshtarisë dhe verëtarisë shqiptare.
Pjesa e praktikes - Prezantimi dhe degustimi i tre verërave autoktone (1 ore)

3. Leksioni i tretë – Vreshtaria II (2 ore)

Teknologjia e kultivimit të hardhisë.
Fidani dhe struktura e tij. Ngritja e vreshtit dhe shërbimet agroteknike.
Shërbimet në vreshtat e prodhimit (punimet, krasitjet, plehërimi etj).
Njohje mbi vreshtarinë dhe verëtarinë biologjike. 
Pjesa e praktikes - Prezantimi dhe degustimi i dy verërave autoktone (1 ore)

4. Leksioni i katërt – Fruti i rrushit dhe përbërja e tij. Kantina(2 ore)

Veshi i rrushit dhe përbërja e tij.
Analizimi i frutit të rrushit (sheqeri, aciditeti, pjekja polifenolike).
Mushti dhe korrigjimi i tij.
Kantina – Struktura dhe përbërja e një kantine.
Makineritë dhe paisjet e ndryshme të punës në kantine.
Pjesa e praktikes - Prezantimi dhe degustimi i një vere të bardhë, një roze dhe një e kuqe (1 ore)

5. Leksioni i pestë – Enologjia, Prodhimi dhe Përbërësit e verës.(2 ore e 30’)

Fermentimi alkolik i mushtit.
Llojet e verërimit.
Pjesa e praktikes - Prezantimi dhe degustimi i një vere të gazuar,një vere të kuqe të re dhe një të kuqe të arrirë (1 ore)


6. Leksioni i gjashtë – Enologjia, stabilizimi dhe ruajtja e verës (2 ore e 30’)

Fermentimi malolaktik.
Stabilizimi, maturimi dhe vjetërimi i verës.
Njohuri mbi difektet dhe sëmundjet e verës.
Pjesa e praktikes - Prezantimi dhe degustimi i një vere të bardhë dhe një verë te kuqe të arrirë(1 ore)

7. Leksioni i shtatë – Verërat speciale.(3 ore)

Spumantet, verëra likeroze, verëra të aromatizuara dhe mishelat.
Verëra pasite (nga rrushi i tharë).
Verëra të gazuara.
Pjesa e praktikes - Prezantimi dhe degustimi i një “Spumante Metodo Classico ose Francia Corta”, një “Charmat Aromatico Dolce”, dhe një verë likeroze ose “Pasite” (1 ore)

8. Leksioni i tetë – teknika e degustimit/ Prova pamore.(2 ore)

Analiza sensoriale, stimulimi dhe perceptimi.
Kushtet më të mira të degustimit.
Të dhëna anatomike dhe fiziologjike për shikimin.
Terminologjia dhe teknika e provës pamore.
Pjesa e praktikes - Prezantimi dhe degustimi i një vere të bardhë të re, një verë të bardhë të arrirë dhe një “Charmat” të thatë(1 ore)

9. Leksioni i nëntë – Teknika e degustimit/ Prova e nuhatjes.(2 ore)

Të dhëna antomike dhe fiziologjike për shqisën e të nuhaturit (olfative).
Llojet e aromave.
Terminoligjia, teknika e degustimit dhe parametrat e vlerësimit të provës së nuhaturit (olfative).
Pjesa e praktikes - Prezantimi dhe degustimi i një vere të bardhë aromatike, një vere të kuqe të re dhe një vere të kuqe të vjetëruar(1 ore)

10. Leksioni i dhjetë – Teknika e degustimit / Prova e të shijuarit.(2 ore)
Të dhëna anatomike dhe fiziologjike për shijimin. Ndjesitë në shijim, të kontaktit dhe aromatike-shijore.
Teknika e shijimit dhe parametrat e vlerësimit të provës së shijimit.
Termat teknik që përdoren në provën e shijimit.
Ushtrime të ndryshme për vlerësimin e ndjesive të “butësisë” dhe “fortësisë”.
Pjesa e praktikes - Prezantimi dhe degustimi i një vere të bardhë dhe një vere të kuqe të arrirë (1 ore)

11. Leksioni i njëmbëdhjetë –Enografia botërore.(3 ore)

Klasifikimi i verërave, ligjet dhe normativat kryesore në BE.
Leximi i etiketës së verës.
Vreshtaria dhe verëtaria e disa vëndeve të botes.
Pjesa e praktikes - Prezantimi dhe degustimi i një vere IGT, një vere AOC dhe një vere LBV. (1 ore)



12. Leksioni i dymbëdhjetë – Birra dhe distilatet e drithërave.(2 ore)

Birra – prodhimi, klasifikimi dhe teknologjia kryesore.
Proçesi i distilimit.
Distilatet kryesore të prodhuara nga drithërat: Whisky, Vodka, Gin, etj…
Pjesa e praktikes - Prezantimi dhe degustimi i tre tipeve të ndryshme të birrave (1 ore)

13. Leksioni i trembëdhjetë – Distilate të tjerë (Raki, Rum, Tequila, Cognac, Armagnac, Calvados…).(2ore e 30’)

Sisteme të ndryshme distilimi.
Tipet kryesore të distilatëve dhe degustimi i tyre.
Klasifikimi i distilateve.
Pjesa e praktikes - Prezantimi dhe degustimi i një distilati drithi, një distilati vere dhe një distilati bërsie (1 ore)

14. Leksioni i katëmbëdhjetë – Enogastronomia (2 ore)

Të dhëna mbi zhvillimin e shijes.
Principet themelore të përshtatjes ushqim – verë.
Pjesa e praktikes - Prezantimi dhe degustimi i një vere të bardhë, një vere të kuqe dhe një vere “Pasite” dhe përshtatja e tyre me ushqimin. (1 ore)

15. Leksioni i pesëmbëdhjet – Funksionet e sommelierit (2 ore)

Kantina e restorantit.
Prezantimi i verës me menu.
Praktika të shërbimit të vërës.
Pjesa e praktikes - Prezantimi dhe degustimi i tre verërave të rëndësishme të tipeve të ndryshme (1 ore)

16. Leksioni i gjashtëmbëdhjetë – Teknika Te marketingut dhe Tregu (2 ore)

Prezantimi, strategjitë dhe format e marketingut për një kantinë.
Pjesa e praktikes - Prezantimi dhe degustimi i një vere të rëndësishme, një birrë lager dhe një distilati drithi.(1 ore)

17. Leksioni i shtatëmbëdhjetë – Vizitë në një vresht dhe kantinë vere (3 ore)

Vëzhgimi nga afër i linjës së prodhimit dhe ruajtjes së verës.
Pjesa e praktikes - Degustim ne kantine

18. Leksioni i tetëmbëdhjetë – Darkë Didaktike (3 ore e 30’)

Degustimi i tre tipeve të ndryshme vere me tre lloje të ndryshme pjatash duke përdorur skedën teknike për analizim.
Rishqyrtimi i teknikës së përshtatjes së ushqimit me verën.
*Totali i oreve perbehet nga shumatorja e oreve teorike me ato praktike

free joomla templatesjoomla templates
2024  Sommelieria Shqiptare   globbers joomla template