Bulëzat në bregdet
Anëtarët e O SH S patën mundësinë të shijojnë një larmi verërash shqiptare, italiane e franceze të prodhuara me metodën tradicionale(champenoise) dhe atë charmat. U shpjegua nga Enol. Ernest Melani mënyra e prodhimit të verës me gaz Kallmet roze (nga Kantina Kallmeti në Lezhë) me metodën tradicionale , koha e rifermentimit, stabilizimi dhe ruajtja e saj. Të pranishmit e shijuan këtë verë , risi për Shqipërinë, dhe e vlerësuan shumë potencjalin e këtij kultivari tipik. Mëpas u shpjegua dhe u shijua nje verë Prosecco vigna Dogarina e prodhuar ne zonen tradicionale në provincen e Treviso(Itali) me metodën Charmat, e cila shprehte shumë qartë aromat fruktoze të këtij lloji.
Mëtej të pranishmit shijuan verën "Le Cave della Guarduccia" - verë "millesimato 2012" e prodhuar me teknikën champenoise nga prodhuesi Collefrisio(Itali), ku u mahnitën me elegancën, qëndrueshmërinë, freskinë dhe ekuilibrin e kësaj vere. Së fundmi, u shijua vera champagne Louis Roederer Brut Premiere e cila përfaqson shumë qartë cilësinë e lartë të këtij "maison" prodhues që në shekullin e 18të. Pjesmarrësve iu shpjegua edhe pak histori e këtij prodhuesi si dhe ndryshimi i kësaj champagne me nivelin më të lartë - Cristal !
Gjithashtu u shpërndanë edhe çertifikatat e anëtarëve që kaluan me sukses provimin pas trajnimit të nivelit parë.
Sommelieria Shqiptare falenderon për mbështetjen e vazhdueshme kompanitë Alehandro distribution, Vintage si dhe prodhuesin e verës Kallmet roze - kantina Kallmeti të cilët n'a mbështetën me verërat e shijuara.