Konkursi "Sommelieri me i mire Shqiptar 2017"
Në datën 8 dhe 9 nëntor 2017 u zhvillua në Tiranë, tek hotel Mondial kampionati “Sommelieri më i mirë shqiptar 2017”.
Morën pjesë 9 konkurentë : Ersol Caco, Irdi Lushi, Aldiola Lama, Myzafer Provinaj, Bujar Kurti, Saimir Ndreka, Evis Isufaj, Gevin Gjoka, Evald Domi, të cilët demostruan aftësitë e tyre profesionale jo vetëm në shijimin dhe përshkrimin e verërave por edhe në atë të birrave artizanale dhe të kafesë. Surpriza e gjysmëfinales ishte edhe degustimi i Kallmetit Prestigj 2015 ku konkurenti më i mirë në përshkrim dhe në njohjen më të saktë ishte zoti Ersol Caco.
Gjatë degustimit të birrës konkuruesit përshkruan jo vetëm karakteristikat e saj por edhe nje gatim shqiptar në përshtatje me birren. Përsa i përket kafesë vështirësitë ishin të disafishta sepse kërkohej jo vetëm përshkrimi teknik por edhe lloji i kafesë, prodhuesi si dhe mënyra e pjekjes së asaj lloj kafeje.
Dita e nesërme, ishte goxha emocionuese sepse do shpalleshin finalistët e konkursit, ku Juria teknike e përbërë edhe nga mjeshtrat botërorë të enogastronomisë, Prof. Celeste Di Lizio - kryetare e Jurisë; Prof. Somm. Rudy Rinaldi; Prof. Somm. Peer F.Holm; Prof. Somm. Dashamir Elezi; përvec Somm. Dritan Beqiri; Somm. Silvana Hyseni dhe Enol. Ernest Melani, vlerësoi që në finale do vazhdonin konkurimin z. Irdi Lushi, z. Bujar Tukuli dhe z. Ersol Caco.
Finalja u zhvillua nëpërmjet publikut pas një shorteu rastësor se kush do ishte i pari, ku sigurisht konkurentët nuk duhet të kishin njohuri për mënyrën e zhvillimit.
Përvec provave të parashikuara sipas programit, Juria teknike mund te ndërhynte në momente kritike të zhvillimit të finales duke ndërhyrë me pyetje shume specifike për argumenta te caktuar. Theksojmë se finalja u zhvillua në gjuhë zyrtare të ASI (me zgjedhje ndermjet anglisht, frengjisht ose spanjisht) dhe konkurentët ia dolën mbanë.
Vlerësimit të provave të zhvilluara nga gjithësecili prej konkurentëve, Juria vendosi që vendin e parë dhe fituesi i konkursit “Sommelieri më i mirë shqiptar 2017” te jetë z. Bujar Tukuli, vendi i dytë për z.Irdi Lushi dhe vendi i tretë për z. Ersol Caco i cili ishte gjithashtu edhe degustuesi më i mirë i verës Kallmet Prestigj 2015, cmim ky që i jepet nga prodhuesi i kantinës Kallmeti në Lezhë.
Pas konkursit, Juria teknike u mblodh për një degustim të hapur të verërave të ndryshme shqiptare ofruar nga dyqani Class Wine.
U vlerësuan me superlativë verërat e kantinave reciproke: Kantina Bardha, Sheshi I Zi e Mavrud 2014; Kantina Kallmeti, Prestigj 2012, Kantina Kallmeti, Prestigj 2015; Kantina Belba Kavalion 2012; Kantina Caco, Chardonnay 2016; Kantina Menea, Merlot 2010; Kantina Nurellari, Puls I Bardhe 2016; Kantina Herta, Trebbiano 2016; Kantina Balaj, Caberlot 2014.
Shumë emocionuese ishte mbrëmja Gala, e zhvilluar tek restorant Piazza në Tiranë ku morën pjesë mbi 100 të ftuar te ndryshëm, titullarë institucionesh dhe biznesesh shumë të suksesshëm të vendit. Në këtë mbrëmje autoritete të ndryshëm ndanë cmimet dhe vlerësuan punën e deritanishme të Sommelierisë Shqiptare në jetën shoqërore të vendit.
Organizata Shqiptare e Sommelierise falenderon gjithë anëtarët e saj që kanë kontribuar pozitivisht në zhvillimin e aktiviteteve në të mirë të fushës së enogastronomisë dhe të kombit tone.
Falenderojmë mbështetësit e sommelierisë shqiptare: Kantina Kallmeti, Kantina Caco, Kantina Belba, Kantina Balaj, Kantina Korca Menea, Class Wine, SEA Albania shpk, Enoteca Heritage, Alehandro Distribution Group, PortAlbania, për kontributin e tyre.
Gjithashtu një falenderim i vecante shkon për Hotel Mondial, Restorant Piazza në Tiranë dhe Eurosig-Insig Group të cilët janë mbështetës të fushës enogastronomike për rritjen cilësore të jetës shoqërore në vend.
Viti 2017 mund të quhet një vit shumë i suksesshëm i Sommelierisë Shqiptare dhe iu urojmë të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të OSHS një vit të ri të mbare, cilësor e të begatë.
Sommelieria shqiptare është institucion i hapur për cilindo që dëshiron të ketë një zhvillim progresiv, teknik e profesional.
Respekte pë
r të gjithë e GEZUAR 2018!