Panairi "Albanian Wines & Spirits" 18 Nentor 2016 Kopenhagen, Danimarke

Organizata Shqiptare e Sommelierise ne bashkepunim me Ambasaden Shqiptare ne Danimarke ne daten 18 Nentor, organizoi nje promovim te vererave shqiptare ne Galerine Stand ne qender te Kopenhagen.

 Ne kuadrin e festave kombetare te 28 dhe 29 nentorit, fale mbeshtetjes se ambasadorit shqiptar ne ne Danimarke, Z. Kastriot ROBO u be prezantimi dinjitoz i 6 kantinave shqiptare, Kantina "Kallmeti", "Belba", "Zika", "Caco", "Duka", "Skenderbeu"

Aktiviteti ishte nje promovim dhe degustim i verave dhe distilateve shqiptare me pjesemarrjen e mjaft importuesve të vererave nga Danimarka, media, sommelier nga skandinavia, restoratore dhe konsumatore te veres, si dhe trupi diplomatik i akredituar në Mbretërinë e Danimarkës.

 Perfaqesimi nga ana e O SH S u be ne menyre profesionale dhe etike duke synuar promovimin dhe njohjen e veres shqiptare, si nje produkt i cilesise se larte Made in Albania, e duke krijuar kontaktet e para per hapjen e rruges se eksportit te verave shqiptare ne tregun skandinav.


Falenderim i vecante shkon per mbeshtetjen e ambasadorit te Republikës së Shqipërisë në Danimarkë, z. Kastriot Robo si dhe kantinave te mirënjohura shqiptare që morën pjesë.

 

free joomla templatesjoomla templates
2024  Sommelieria Shqiptare   globbers joomla template