Statuti

 

 

STATUT I ORGANIZATËS SHQIPTARE TË SOMMELIERISË

 

 

Parime të përgjithshme

 

Në mbështetje të ligjit 8781 dt.03.05.2001, ligjit 8788 dt.07.05.2001, hartohet ky statut i Shoqatës   “ORGANIZATA SHQIPTARE E SOMMELIERISË”.

Kjo shoqatë është një organizëm i krijuar, pa asnjë qëllim fitimi, sipas aktit të themelimit me vullnetin e lirë të anëtarëve të saj themelues :  Dashamir Elezi, Dritan Beqiri, Silvana Hyseni,Ilir Merja, Agron Braho, Enis Hoxha, Alvi Mita

 

Ky statut përcakton rregullat për themelimin, funksionimin, organizimin dhe veprimtarinë e organizates e cila do te ndjeke qëllime në të mirë dhe në interes të publikut.

Organizata  e mbeshtet veprimtarinë e saj në parimin e respektimit, të mbrojtjes dhe të  zbatimit të të drejtve dhe lirive themelore të njeriut, të parashikuara në Kushtetutë, ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuara me ligj.

Ajo do te ushtrojë veprimtarinë e saj në mënyrë të pavarur nga organet dhe interesat shtetërorë.

 

NENI 1 - Forma

 

Sipas mënyrës së organizimit kjo Organizatë Jofitimprurëse është një e tillë me anëtarësi, e themeluar me vullnetin e lirë të anëtarëve të saj

 

NENI 2 - Personaliteti juridik

 

Organizata  fiton personalitetin juridik pasi të jetë regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqesor Tirane, në përputhje me kushtet dhe procedurat e parashikuara me ligj.

Shoqata, pasi të ketë fituar personalitetin juridik, është përgjegjëse ndaj të tretëve për detyrimet dhe dëmet e shkaktuara gjatë veprimtarisë së saj.

Personaliteti juridik i Shoqates mbaron në ditën kur vendimi i gjykatës për çregjistrimin e saj merr formë të prerë.

 

NENI 3 - Emërtimi, Sigla, Simboli

 

Emërtimi i Shoqatës është “Organizata Shqiptare e Sommelerise”.

Emblema e Organizatës përbëhet nga një rreth i plotë, në qëndër të të cilit është e vendosur harta e Shqipërisë dhe Tastevin -i. Harta e Shqiperisë është me fushë të bardhë, ndërsa Tastevin-i  blu më të bardhë. Të dyja këto, rrethohen nga një fushë blu. Në pjesën e sipërme të hartës, në një formë gjysëm rrethi me fushë të kuqe janë  vendosur inicialet O.SH.S., të cilat tregojnë emërtimin “Organizata Shqiptare e Sommelierëve”. Gjysma e poshtme e rrethit është me fushë të zezë,  ku të dyja së bashku simbolizojnë Flamurin Kombetar Shqiptar. Ideator dhe projektues  i saj është z. Dashamir Elezi.

Ajo është një Organizatë Jofitimprurese me Anëtarësi  vendase e themeluar, sipas ligjit shqiptar. Shoqata  ka vulën e saj;

 

NENI 4 - Anëtarët Themelues

 

  1.  Dashamir Elezi
  2.  Dritan Beqiri
  3.  Silvana Hyseni
  4.  Agron Braho
  5.  Alvi Mita

 

 

NENI 5 - Selia

 

Shoqata e ka selinë e saj në Yzberisht, - Kashar,Rruga Fabrika e Qelqit, blloku i Pallateve Derveni, Kulla 8, shk. 3, ap. 5, Tiranë.

Ajo mund të themelojnë degë të saj në qendër ose në çdo njësi tjetër administrativo-territoriale të Shqipërisë. Këto degë nuk janë persona juridikë të veçantë, por pjesë e organizatës. Ajo ka të drejtë të themelojnë degë të saj, filiale etj. jashtë territorit të Shqipërisë.

 

NENI 6 - Kohëzgjatja

 

Shoqata, “Organizata Shqiptare e Sommelerise”,themelohet pa afat.

Kohëzgjatja e veprimtarisë së shoqatës mund të ndryshojë  me vendim të  Mbledhjes së Përgjithshme të Anëtarëve  të saj, ndryshim i cili  miratohet me shumicën e thjeshtë të anëtarëve të shoqatës.

 

NENI 7 - Qëllimi i Veprimtarisë

 

Organizata nuk ka qëllim fitimi. Qëllimi dhe misioni i saj kryesor është  kualifikimi profesional i figurës së sommelierit, vlerësimi  i kulturës së verës dhe pijeve të ndryshme alkolike si në fushën prodhimit, përpunimit, ashtu dhe në atë të hotelerisë si dhe, promovimi i kësaj kulture.

Për arritjen e këtij qëllimi social, Organizata do të zhvilloj aktivitete të tipit kulturor, didaktik dhe editorial për propagandimin, njohjen dhe konsumin e verës dhe të pijeve të tjera alkolike, si shqiptare dhe të huaja si dhe, të kryeje promovimin e vlerësimin e produkteve enogastronomike shqiptare brenda dhe jashtë vendit, duke u kujdesur në mënyrë direkte për pregatitjen profesionale të figurës së sommelierit dhe të personelit rektorik.

Organizata do të promovoj direkt ose në bashkëpunim me Organizata dhe Shoqata të tjera, Ente Publike ose Private çdo iniciativë të nevojshme për arritjen e qëllimit të saj social.

Organizata do të kontribuojë në përmirësimin e legjislacionit shqiptar që lidhet me subjektin e sommelierit dhe të verërave e të vreshtarisë shqiptare. Organizata do të ndërmarrë iniciativa ligjore, të cilat do t’i shërbejnë jo vetëm Organizatës, por edhe çështjes së sommelierisë e asaj të prodhimit e përpunimit te verërave e pijeve të ndryshme alkolike. Iniciativa e saj, do të përçohet sipas dispozitave ligjore në fuqi, pranë institucioneve publike e shtetërore, të cilat kanë në kompetencë çështjet legjislative e ato për zbatim të ligjës. Organizata do të promovojë  përhapjen e didaktikës së saj në shkolla dhe sektorë jashtëshkollore si dhe, njohjen legjislative të figurës së sommelierit shqiptar;

Organizata ka për qëllim, gjithashtu:

-të pregatisë  kurse  profesionale në nivele të ndryshme;

-të organizoj kongrese, seminare, takime profesionale, konsultime, kurse për azhornim, ekspozita, publikime periodike dhe të veçanta, pjesëmarje me fondacione  të ndryshme si të vendit dhe të huaja, të cilat kanë qëllime të njëjta, përfaqësime profesionale, pranë agjencive shtetërore dhe private për të assistuar dhe bashkëpunuar, për të arritur qellimet në fushën e sommelierisë shqiptare;

-Informimin e publikut për çështjet e sommelierisë shqiptare;

-Organizata themelohet me qëllim që të përfaqësojë, mbikqyrë dhe të assistoj në kuptimin më të gjerë të saj, në fushën profesionale, kulturore, didaktike  si dhe, juridiko-administrative figurën profesionale të sommelierit shqiptar.

 

NENI 8 – Anëtarësia

 

Anëtar i shoqatës, mund të jetë çdo individ pa dallim seksi, race apo bindjesh politike, që pranon dhe angazhohet në zbatimin e programit dhe të statutit të shoqatës, si dhe çdo individ dhe që është i lirë të besojë dhe të organizohet në Shoqatën “Organizata Shqiptare e Sommelerisë”.

 

KREU II

ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI

 

NENI 9 - Organet Vendimmarrëse

 

Organi më i lartë vendimmarrës i Shoqates është Mbledhja e Përgjithshme e Anëtarëve   të saj.

Në përputhje me procedurat e përcaktuara ne ligj ose në kete statut, Mbledhja e Përgjithshme e Anëtarëve, mblidhet kater here ne vit, si dhe brenda kohës së caktuar për zhvillimin e tyre, por në çdo rast jo më pak se 1 herë në vit.

 

NENI 10 - Kompetencat e Mbledhjes se Pergjitheshme te Anetareve 

 

Mbledhja e Përgjithshme e Anëtarëve, si organi më i lartë vendimmarrës i shoqates, përveç çështjeve të tjera që çmon se duhet të shqyrtohen prej tij, vendos për :

·         Ndryshimin e statutit, i cili realizohet me shumicën e thjeshtë të anëtarëve themelues  të shoqatës.

·         Përcakton fushat dhe programet e veprimtarisë,

·         Mbikëqyr dhe kontrollon rregullisht realizimin e tyre,

·         Shqyrton çështjet ekonomike, financiare dhe të administrimit,

·         Miraton aktet më të rëndësishme në lidhje me buxhetin e organizatës jofitimprurëse dhe shpenzimet për vitin e ardhshëm,

·         Nxjerr norma për rregullimin e veprimtarisë, të organizimit dhe të strukturës së organizatës,

·         Zgjedh ose emëron anëtarët e organit më të lartë ekzekutiv

·         Krijon komitete të posaçme, si dhe vendos edhe për çështje të tjera të parashikuara shprehimisht në ligj.

 

NENI 11 - Shpërblimi i anëtarëve të organit më të lartë vendimmarrës

 

Anëtarët e organit më të lartë vendimmarrës, që është Mbledhja e Përgjithshme e Anëtarëve,  si rregull ushtrojnë funksionin e tyre pa shpërblim.

Shoqata, në respektim të parimit të interesit më të mirë të organizatës, në varësi të kushteve të saj, të numrit dhe të kohëzgjatjes së mbledhjeve, mund të rimbursojë shpenzimet dhe të shpërblejë në mënyrë të arsyeshme anëtarët e organit më të lartë  drejtues për pjesëmarrjen në mbledhjet e tij.

Ata shpërblehen edhe në rastet kur përmbushin detyra të caktuara.

 

NENI 12 - Numri i anëtarëve të organit më të lartë vendimmarrës te Shoqates

 

Organi më i lartë vendimmarrës i Shoqates (Mbledhja e Përgjithshme e Anëtarëve) nuk mund të ketë më pak se pesë anëtarë. Organi më i lartë vendimmarrës, mblidhet me pjesmarrjen e më shumë se gjysmës së anëtarëve të tij, dhe vendos me shumicën e anëtarëve të pranishëm.

Organi më i lartë vendimmarrës mund të krijojë organizma të tjerë vendimmarrës, ekzekutivë ose këshillimorë, si kur e lejon statuti ashtu edhe kur statuti nuk e pengon shprehimisht.

 

NENI 13 - Përgjegjësia e anëtarëve të organeve drejtuese dhe punonjësve

 

Anëtarët e organeve vendimmarrëse dhe ekzekutive, si dhe punonjësit e Shoqates, nuk përgjigjen për detyrimet e saj ndaj të tretëve, me përjashtim të rasteve kur gjatë ushtrimit të detyrës, me dashje ose nga pakujdesia e rëndë, i kanë shkaktuar dëm të tretëve.

 

 

 

 

Neni 14 - Autonomia Organizates

 

Organizata eshte autonome dhe e pavarur nga çdo ndikim sindikal apo politik. Me anë të organeve të saj, Organizata studion dhe ndjek problemet sindikale, që kanë të bëjnë me aktivitetin professional te pjestarëve të saj duke bërë propozime dhe ndërhyrë tek organet kompetente legjislative për arritjen  sa më mirë të të drejtave dhe interesave të pjestarëve të saj.

 

Neni 15 - Pjestarët e Organizatës

 

Mund të bëhen pjestarë(anetarë) të Organizates, të gjithë shtetasit shqiptarë ose te huaj, mbi 18 vjeç dhe që janë ose jo resident në territorin e Republikës së Shqiperisë.

Organizata do të distancohet nga personat, të cilët nuk kanë Dëshminë e Penalitetit të pastër, duke mos lejuar hyrjen e tyre në rradhët e saj ose duke përjashtuar ata.

 

Neni 16 - Kategoriteë e Organizatës

 

Organizata është e përbërë nga pjestarët e saj, të cilët ndahen në kategoritë që vijojnë:

1.Sommelier – Është sommelier, ai pjestar i Organizatës që në provimin e kryer, pasi ka marrë pjesë në  ciklet didaktike të të gjitha niveleve të Organizatës, ka ka fituar vlerësimin pozitiv.

2.Aspirant  Sommelier – Është Aspirant Sommelier, ai pjestar i Organizatës, që ka nisur dhe nuk ka përfunduar të gjitha ciklet didaktike të Organizatës.

3.Sommelier Nderi – Është Sommelier Nderi kushdo që për famën e tij, intelektin apo eksperiencën e fituar ka punuar me sukses ne fushën e vitikulturës dhe

enogastronomisë dhe, kushdo qe megjithëse nuk ka pasur të bëjë me fushën e sipërpërmendur, por ka dhënë një kontribut të veçantë Organizatës, për arritjen e qëllimit të saj social. Sommelieri Nderit emërohet nga Presidenti i Organizatës me propozim të njërit nga anëtarët e organit Egzekutiv dhe është i përjashtuar nga pagesa e kuotave vjetore.

4.Sostenues – Është një person, shoqëri ose Ent, që duke parë në Organizatën e sommelierisë interesin e promovimit social, kulturor apo edukativ, interes promovimi, i cili është i lidhur me aktivitetin ekonomik të tij, derdh në favor të Organizatës kuotën vjetore, kuotë, e cila është vendosur në bazë të kategorive specifike, me shumë të përcaktuar nga Presidenti Organizatës.

Sommelierët që kanë paguar kuotën vjetore brenda kohës së përcaktuar nga(Bordi Drejtues)Mbledhja e Përgjithshme, kanë të drejtën e votës.

Aspirantet Sommelierë kanë të drejtën e votës vetëm në miratimet e bilancit.

Sommelierët e Nderit dhe Sostenuesit nuk kanë të drejtën e votës.

 

Neni 17

Në Asembletë dhe mbledhjet e Organizatës nuk lejohen delegimet.

 

 

Neni 18 – Votimet e vendimeve

 

Pjestarët e Organizatës dhe të Organeve të saj nuk mund të votojnë për vendime në të cilat janë përkatës.

 

Neni 19 – Aktivitetet e ndaluara

 

Pjestarët e Organizatës impenjohen të mos kryejnë aktivitete në kontrast ose konkurencë me ato të Organizatës. Nqs ndodh, pjestari ,pas kallzimit në Kolegjin e Disiplinës do të sanksionohet nga ky i fundit sipas nenit 21të Statutit.

Është e ndaluar të përdoren shenjat dalluese dhe imaghi i Organizatës pa autorizimin e Presidentit

 

 

Neni 20 - Humbja e Kualifikimit

 

Pjestari i Organizatës humb kualifikimin, në rast  vdekje, dorëheqje, humbje të të drejtave civile, mospagesë të kuotës vjetore, heqje me Vendim të Kolegjit të Disiplinës.

 

 

 

 

Neni 21 - Masat Disiplinore

 

Çdo pjestar i Organizatës, i cili bën shkelje të Statutit dhe rregulloreve të tij, përveç mungesës së pagesës së kuotës vjetore, do t’i nënshtrohet masave të Kolegjit Disiplinor, i cili dëgjon të interesuarin, pregatit proçes verbalin dhe më shumicë të thjeshtë, merr vendimin në kohë sa më të shkurtër. Në rast denoncimi të pabazuar, proçedohet kundrejt denoncuesit shkaktar.

Masat e aplikueshme, janë:

-          verejtje me paralajmerim për gjobë;

-          gjobë nga 2 deri në 10 herë të vlerës së kuotës, në favor të Organizatës;

-          bllokimi i ushtrimit të profesionit të Sommelierit nga 3 muaj deri 1 vit;

-          përjashtimi nga Organizata – në këte rast, pjestari nuk ka të drejtë rikthimi të kuotës vjetore dhe duhet ti kthejë Organizatës shenjat e saj dalluese.

Masat displinore, do të publikohet në organin zyrtar të Organizatës.

 

NENI 22 - Emblema  Organizatës

 

Emblema e Organizatës përbëhet nga një rreth i plotë, në qëndër të të cilit është e vendosur harta e Shqipërise dhe Tastevin -i. Harta e Shqipërisë është me fushë të bardhë, ndërsa Tastevin-i  blu më të bardhë. Të dyja këto, rrethohen nga një fushë blu. Në pjesën e sipërme të hartës, në një formë gjysëm rrethi me fushë të kuqe janë  vendosur inicialet O.SH.S., të cilat tregojnë emërtimin “Organizata Shqiptare e Sommelierëve”. Gjysma e poshtme e rrethit është me fushë të zezë,  ku të dyja së bashku simbolizojnë Flamurin Kombëtar Shqiptar. Ideator dhe projektues  i saj është z. Dashamir Elezi.

 

KREU III

 

NENI 23 - Organet Ekzekutive

 

Shoqata, ka organ të saj ekzekutiv, Bordin Drejtues dhe Presidentin.

Mbledhja e Përgjithëshme e Anëtarëve zgjedh ose shkarkon Bordin Drejtues me votim të fshehtë.

Të gjithë anetarët e shoqatës kanë të drejtë votë të barabartë në Mbledhjen e Përgjithëshme të Anetarëve.

Veprimtaria e përditshme dhe ekzekutimi i programeve të vendosura nga organi më i lartë vendimmarrës i Shoqates bëhet nga organi më i lartë ekzekutiv.

Regullat e veprimtarisë së organit më të lartë ekzekutiv caktohen nga statuti dhe aktet e organit më të lartë vendimmarrës.

Duke patur parasysh konfliktin e interesave, nuk mund te ngarkohen me detyra sociale prodhuesit e verës apo pijeve të tjera alkolike apo joalkolike, pavarësisht se ata mund të jenë anëtarë me të drejtë vote.

 

NENI 24 - Organet ekzekutive

 

Bordi Drejtues i Shoqatës zgjidhet  me votim të fshehtë nga mbledhja e përgjithshme.

Bordi Drejtues i Shoqatës zgjedh Presidentin e shoqatës.

Bordi  Drejtues përbëhet nga :

 

1.      Dashamir Elezi

2.      Dritan Beqiri

3.      Silvana Hyseni   

4.      Lush Susaj 

5.     Eldisa Zhebo

6.     Bledar Korkaj

7.      Irdi Lushi 

8.    Ernest Melani

 

Presidenti i Shoqatës shoqatës i cili është edhe Kryetar i Bordit Drejtues është zgjedhur në mandatin e parë për një periudhë të pakufizuar .

 

Presidenti i Shoqates duhet të jetë sommelier. Mbledhjet e Bordit Drejtues jane te vlefshme kur jane ftuar te gjithe anetaret  dhe marrin pjese ne te me shume se gjysma.

Vendimet merren me shumicën e thjeshtë të votave të pranishme në mbledhje.

 

Bordi Drejtues i shoqatës ka këto kompetenca:

  • Pregatit projekt programin vjetor të aktiviteteve dhe ia paraqet për miratim mbledhjes së përgjithshme.
  • Aprovon raportin vjetor të realizimit të detyrave të shoqatës.
  • Cakton mënyren e realizimit të të ardhurave të shoqatës.
  • Vendos për ndryshimet që duhen bërë në shoqatë.
  • Merr në shqyrtim dhe vendos për propozimet që bëhen nga organe dhe organizata të ndryshme me qëllim bashkëpunimi e ndihmë të ndërsjellte.
  • Miraton Rregulloren e Brendshme të Organizatës, të propozuar nga Presidenti.
  • Diskuton cdo gjë të jashtëzakonshme që vihet në rendin e ditës të mbledhjes dhe merr vendime rreth tij.
  • Punësimin e personave në bazë të legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë.

 

NENI 25 - Kompetencat e Presidentit  të Shoqatës

 

Presidenti i shoqatës, zgjidhet nga Bordi Drejtues, me votim të fshehtë dhe ka këto kompetenca:

Është përfaqësues ligjor i shoqatës.

Drejton veprimtarinë e shoqatës në bazë të statutit.

Administron fondet sipas mënyrës së caktuar nga Bordi Drejtues.

Përgatit dhe thërret mbledhjen e Bordit Drejtues të shoqatës dhe Mbledhjen e përgjithshme të anetarëve.

Kujdeset për interesat e shoqatës, i mbron ato dhe si dhe përfaqëson shoqatën në marrëdhënie me të tretët.

Për marrjen e vendimeve personale, përfaqësuesi ligjor pezullohet me shumicën e votave të Bordit Drejtues. Zgjedhja e Presidentit të shoqatës nuk mund të zgjasë mbi 30 ditë.

Përcakton fushat dhe programin e veprimtarisë së shoqatës dhe degëve të saj;

Mbikqyr dhe kontrollon rregullisht realizimin e veprimtarisë;

Shqyrton çështjet ekonomike, financiare dhe ato të administrimit;

Nxjerr norma për rregullimin e veprimtarisë, organizimit dhe strukturës organizative të Shoqatës;

Propozon Mbledhjes së Pergjithshme të Anëtarëve për krijimin e Komiteteve të Posaçme si dhe të tjera të paparashikuara shprehimisht në ligj ose në statut;

Propozon Mbledhjes së Përgjithshme të Anëtarëve për krijimin e degëve ose filialeve, në rrethe ose jashtë vendit;

Propozon Mbledhjes së Përgjithshme të Anetarëve për zhvillimin e veprimtarisë ekonomike nga Shoqata, sipas ligjit, me qëllim gjenerimin e të ardhurave;

Propozon Mbledhjes së Përgjithshme të Anëtarëve aktivitete për mbledhjen e fondeve, (sipas nenit 37) të ligjit „Për Organizatat Jofitimprurese“;

Emeron likuidatorët;

Realizon dhe ekzekuton programet e vendoura nga organi më i lartë vendimmarrës, Mbledhja e Përgjithshme e Anëtarëve.

Presidenti lidh kontratat e punes me stafin e Shoqatës, duke përdorur metodën e konkurrimit të hapur dhe të lirë, sipas kritereve të përcaktuara.

Hyn në marrëdhënie më të tretët.

 

KREU IV

 

NENI 26 - Burimet dhe përdorimi i të ardhurave te Shoqates

 

Burimet e të ardhurave të Shoqates janë të ardhurat nga kuotizacioni, fonde, grante dhe donacionet e ofruara nga subjektet private ose publike, vendas ose të huaj, si dhe të ardhurat nga veprimtaria ekonomike dhe pasuritë në pronësi të saj.

Shoqata siguron të ardhura nga burime që njihen nga ligji dhe bëjnë shpenzime vetëm për realizimin e qëllimit dhe objektit të veprimtarisë, për të cilin eshte krijuar, si dhe për drejtimin e mirëmbajtjen e pasurisë së saj.

Nuk lejohet asnjë formë e shpërndarjes së fitimit ose e përfitimit financiar dhe material nga të ardhurat dhe fitimet e Shoqates prej personave që janë subjekte të statutit ose aktit themelues, përveç detyrimeve  në formën e pagave, rrogave, pagesave, shpërblimeve e kompensimeve që rrjedhin nga kontrata e punës ose kontrata të tjera të ngjashme me të ose për mbulimin e shpenzimeve të kryera me porosi dhe për llogari të saj.

Shoqata, në raste të veçanta, mund ti japi ndihmë financiare anëtarëve të saj, personave të jashtëm ose subjeteve të tjera. Shoqata mund te japi ndihma të tilla edhe nga fonde të dhuruara ose të vëna në dispozicion, kur donatorët kanë përcaktuar shprehimisht një të drejtë të tillë.

 

NENI 27 - Marrëdhëniet me donatorët

 

Marrëdhëniet financiare, të drejtat dhe detyrimet e ndërsjellta me donatorët realizohen në përputhje me marrëveshjet përkatëse, por duke respektuar kërkesat e statutit dhe te ligjit.

Ndalohen ndihma materiale ose financiare që jepen për qëllime të kundërligjshme ose që sigurohen nëpërmjet burimeve të kundërligjshme.

 

NENI 28 - Dhurimet dhe kontraktimet me organet shtetërore

 

Shoqata  ka të drejtë të marri pjesë si të gjithë personat e tjerë juridikë në fushën e sipërmarrjes, të tenderimit dhe të prokurimit të granteve, të kontraktimeve dhe të shitblerjeve nga ana e organeve shtetërore të shërbimeve publike, të mallrave dhe të pasurive publike, si dhe të transferimit të shërbimeve publike dhe pasurive përkatëse nga sektori publik tek organizatat jofitimprurëse.

 

NENI 29 - Veprimtaria ekonomike

 

Shoqata, për realizimin e qëllimit dhe objektit të veprimtarisë së saj, sipas ligjit ka të drejtë të ushtrojë veprimtari ekonomike.

Shoqata, mund të zhvillojë veprimtari ekonomike pa qënë nevoja që të krijojë një subjekt të veçantë për këtë qëllim, me kusht që kjo veprimtari të jetë në përputhje me qëllimet e saj, të jetë deklaruar si një nga burimet e të ardhurave dhe me kusht që kjo veprimtari të mos përbëjë  qëllimin primar të veprimtarisë së organizatës.

Nëse Shoqata, nëpërmjet ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, realizon fitime, ato duhet të përdoren për përmbushjen e qëllimeve të përcaktuara në statut dhe në aktin e themelimit.

 

KREU V

 

NENI 30 – Veteshpërndarja

 

Organizata jofitimprurëse shpërndahet me iniciativën e saj.

 

NENI 31 - Shpërndarja me vendim të gjykatës

 

Gjykata mund të vendosë shpërndarjen e Shoqates, me kërkesë të anëtarëve të saj, të organeve të saj vendimmarrëse, të organit shtetëror kompetent në rastet kur:

a) veprimtaria e saj vjen në kundërshtim me Kushtetutën;

b) kryen veprimtari të kundërligjshme;

c) nuk është themeluar sipas kërkesave të ligjit;

ç) ka falimentuar sipas ligjit për falimentimin.

Përveç rasteve kur veprimtaria e Shoqates përbën kërcënim serioz për publikun, gjykata duhet të lajmërojë me shkrim organizatën për shkeljen e ligjit dhe t'i japë asaj 30 ditë për të korrigjuar veprimtarinë e saj.

 

NENI 32 - Likuidimi

 

Kur vendoset shprëndarja nga vetë Shoqata, likuidimi realizohet nga një ose disa likuidatorë dhe kurdoherë përpara çregjistrimit nga gjykata.

Kur shpërndarjen e vendos gjykata, ajo cakton edhe likuidatorin, duke e veshur me kompetencat e nevojshme për zhvillimin e procedurës së likuidimit.

Në të gjitha rastet, likuidatorët kanë autoritetin dhe përgjegjësinë mbi asetet, pasurinë dhe përfaqësimin e Shoqates, që nga dita e emërimit të tyre dhe deri në përfundimin e likuidimit.

 

NENI 33 - Veprimtaria e likuidatorëve

 

Likuidatorët bëjnë vlerësimin e gjendjes financiare të Shoqates  dhe të pasurisë së saj në çastin e marrjes së vendimit për shërndarjen e saj, si dhe evidentojnë të gjithë kreditorët e debitorët e mundëshëm.

Pas shlyerjes së detyrimeve që Shoqata i ka shtetit dhe kreditorëve të tjerë dhe marrjes së detyrimeve nga të tretët, likuidatori vlerëson pasurinë e mbetur dhe kujdeset që kjo pasuri të shkojë në destinacionin e përcaktuar nga statuti, organi kompetent i saj, gjykata ose ligji.

Në asnjë rast nuk lejohet shpërndarje ose disponimi në favor të anëtarëve ose personave të tjerë që janë subjekte të statutit ose të aktit të themelimit të organizatës ose të të afërmeve të tyre.

Në rastet kur Shoqata, ka përfituar përjashtim  nga taksat apo lehtësira fiskale, donacione nga publiku ose grante shtetërore, çdo pasuri e mbetur pas pAhirit të detyrimeve i shpërndahet organizatave të tjera jofitimprurëse që ndjekin qëllime të njëjta ose të ngjashme me shoqaten e likuiduar. 

 

NENI 34 - Çregjistrimi

 

Kur shpërndarja është vendosur nga vetë Shoqata, organi kompetent, sipas statutit, miraton raportin përfundimtar të likuidatorit dhe kërkon nga gjykata çregjistrimin e organizatës jofitimprurëse.

Në rastet kur organi kompetent i Shoqates, nuk miraton raportin përfundimtar të likuidatorit ose shpërndarjen dhe likuidimin e ka vendosur gjykata në seancë gjyqësore në prani të përfaqësuesve të organizatës jofitimprurëse dhe të likuidatorit, ajo shqyrton raportin përfundimtar të likuidatorit dhe merr vendim për çregjistrimin e saj.

 

KREU VI

 

NENI 35 - Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

 

Mosmarrëveshjet ndërmjet anëtarëve themelues, ndërmjet tyre dhe organeve vendimmarrëse dhe ekzekutive ose ndërmjet tyre dhe të punësuarve zgjidhen me mirëkuptim dhe në përputhje me statutin dhe rregullat e organizatës jofitimprurëse, në të kundërt çështja zgjidhet nga gjykata.

 

NENI  36

 

Ky statut hyn ne fuqi diten e regjistrimit te shoqates ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor  Tirane, dite ne te cilen shoqata njhet si person juridik.

 

NENI 37

 

 

Per c’ka s’eshte shprehur ne statut i referohet ligjeve ne fuqi          

free joomla templatesjoomla templates
2024  Sommelieria Shqiptare   globbers joomla template