Vererat Shqiptare

Shqiperia ndahet ne kater zona te kultivimit te hardhise:

1.       Zonat fushore bregdetare deri 300 m ( Tirane, Durres, Shkoder, Lezhe, Lushnje, Fier, Vlore, Delvine )

2.       Zonat kodrinore 300 – 600 m ( Elbasan, Kruje, Gramsh, Berat, Permet, Librazhd, Mirdite)

3.       Zonat nenmalore 600- 900 m ( Pogradec, Korce, Leskovik, Peshkopi)

4.       Zonat malore 800 – 1000 m.

Toka ne pergjithesi eshte argjilore – silicore e thelle, e pasur me ekspozim te ndryshem ndaj diellit. Disa nga kultivaret autoktone per prodhimin e veres jane:

·         Shesh I Bardhe

·         Debine e Bardhe

·         Pules

·         Shesh I Zi

·         Kallmet

·         Vlosh

·         Serine

·         Debine e Zeze

·         Vranak

·         Mavrud

·         Manakuq

·         Cerruja … etj

Sheshi I bardhe e Sheshi I Zi jane varietetet me te rendesishme per prodhimin e veres. Emri vjen nga fshati kodrinor Shesh, qe ndodhet 15 km larg Tiranes dhe nga ku u shpernda ne shume krahina te Shqiperise. Ai perfaqeson rreth 35% te rrushit te perpunuar per prodhim vere.

Vererat e prodhuara nga Sheshi I bardhe me rreth 9.5 – 13.5 % alkol etilik dhe 4.8 – 7.8 g/l aciditet te pergjithshem jane harmonike dhe te kendshme. Aroma e luleve rrit cilesine e saj kur vjelja kryhet heret, ne te kundert humbasin tiparet dalluese.

Prodhohen verera me ngjyre rubini te shnderritshme dhe arome te kendshme dhe shije te qendrueshme. Me vit te mbare me kohe ajo behet nje vere e shkelqyer. Vera permiresohet ndjeshem ne perzierjet me Merlot, Cabernet Sauvignon, Kallmet, Barbera.

 

Kallmeti eshte rrushi I kuq me fisnik I kultivuar ne koherat e vjetra ne krahinat e Lezhes, Zadrimes, Shkodres,Bukemires dhe rreth liqenit te Shkodres. U shpernda nga romaket ne vendet e Europes qendrore dhe emri u ndryshua ne Dalmaci Skadarka, ne Hungari Kadarka, Bullgari Gemza. Njihet edhe si Tokai I Zi ose Rrushi I Zi I Shkodres. Vera e prodhuar nga Kallmeti paraqet veren tradicionale te zones se Shkodres. Ka aciditet 5.5 – 6.0 % dhe grada alkolike ndryshon sipas vitit.  Vererat e ketij varieteteti jane vera me ngjyre rubini, me personalitet te afirmuar.

 

Vloshi eshte rrushi I kuq me I rendesishem I krahines se Fierit, Vlores, Himares, Delvines etj. Fshati I Nartes paraqet vreshtin tipik. Prodhimi piqet ne fund shtator dhe permbajtja me sheqer eshte shume  e larte. Permbajtja alkolike 12.5 – 14 % . Vera e Vloshit eshte nje vere tipike me indetitet dhe gjeografi te lidhurngushte me Shqiperine. Vera ka pak substance ngjyre, prandaj rekomandohet qe t eperzihet me mushtin e kultivareve te tjere si Cabernet Sauvignon, Barbera, Tempranillo ose te kryhet “prerja bordoleze” duke kryer mikrovinifikime e pastaj procesin e asemblazhit.

 

Serini eshte rrush I kuq dhe I bardhe me I rendesishem I krahines se Korces, Pogradecit, Leskovikut. Prodhimi piqet deri fund shtator, fillim tetor dhe ka nje permbajtje sheqeri 19 – 22%. Veshuli eshte mesatar, pjeserisht I ngjeshur. Perdoret per prodhimin e vererave cilesore te tavolines, qe me vjeterim fitojne karakteristika organoshqisore me rendesi te vecante.

 

Pulesi eshte rrush I bardhe me I rendesishem I krahines se Permetit, Beratit, Skraparit, Mallakastres. Eshte rrush me pjekje te vone. Vererta kane permbajtje te larte alkoli dhe aciditet mesatar.

 

Debina e bardhe dhe e zeze jane varieteti I perhapur ne zonen e Permetit, Kelcyres, Leskovikut. Ka pak te dhena analitike per vererat e perftuara nga keta kultivare. Debina e bardhe eshte kultivari kryesor per vererat e zones se Janines, te cilat kane 11% alkol ne vellim.

 

Manakuq eshte nje kultivar rrushi roze, I seleksionuar, I ruajtur dhe I perhapur ne vreshtat e vendeve te Gadishullit Ballkanik. Zona me e madhe ku eshte I pranishem Manakuqi eshte trekendeshi Shqiperi – Mal I Zi – Kosove. Eshte I njohur si “Keci” ne Kosove ose “Pllovdina” ne Podgorice. “Manakuqi” I perket grupit te kultivareve Euro – Aziatike (Vitis Vinifera) ne qendren Proles Pontica.

Pjekja e rrushit behet ne 1 – 5 shtator, me prodhim maksimal prej 120 kv ha dhe perdoret per prodhimin e veres se vecante roze ne fushat e Mjedes, Zadrimes, etj. E pasur mjaftueshem me tanine, alkoole, acide, vera e prodhuar nga “Manakuqi” eshte nje nga vererat me te mira roze te Shqiperise, I prodhuar tipikisht ne rajonin Lezhe – Shkoder – Koplik, e cila karakterizohet nga aroma tipike lulesh.Pjekja e rrushit

 

 

free joomla templatesjoomla templates
2024  Sommelieria Shqiptare   globbers joomla template