Konkursi dhe Festivali Ballkanik i Verës 2016

Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Konkursin dhe Festivalin Ballkanik të Verës 2016 që u mbajt në Sofie të Bullgarisë ne datat 26-29 Maj. Organizatën Shqiptare të Somelerisë ne bashkepunim me Agjencine Shqiptare te Zhvillimit të Investimeve dhe Proclic Webmarketing bënë të mundur që Shqipëria të paraqitet me 5 kantina vere, Nurellari, Belba, Kallmet, Balaj dhe Cobo. Shqipëria u paraqit si i vetmi shtet me 100 % varietete autoktone. Interesi ishte shumë i lartë nga vizitorët dhe importuesit më të mëdhenj të verërave. Paraqitja e verës shqiptare ishte në formë profesionale nga anetaret dhe perfaqesuesit e Sommelierise Shqiptare.

Qëllimi i pjesëmarrjes në këtë aktivitet ishte jo vetëm promovimi i verës por dhe bashkëpunimi rajonal për hapjen drejt tregjeve të reja. Pjesëmarrëse në Konkursin dhe Festivalin Ballkanik të Verës janë pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit. Njekohesisht perfaqesimi i denje i verave shqiptare nga O SH S ne "Balkan International Wine Competition 2016" arriti dhe dy medalje te merituara: 
1.Medalja e argjendte - Vera "Pulsi i Beratit", kantina "Nurellari" per kategorine e verave te bardha
2.Medalja e bronxit - Vera "Kallmet Prestige", kantina "Kallmet" ne kategorine e verave te kuqe

Urime te perzemerta dhe falenderime per prodhuesit tane qe na besuan perfaqesimin. 
Sommelieria Shqiptare mbetet gjithmone promovuese e verave autoktone shqiptare edhe ne arenen nderkombetare. 

 

free joomla templatesjoomla templates
2024  Sommelieria Shqiptare   globbers joomla template