Aktiviteti i Sommelierisë në Montalcino

 

Organizata Shqiptare e Sommelierisë zhvilloi në datat 2, 3 dhe 4 Dhjetor një vizitë didaktike në një ndër zonat më të rëndësishme për prodhimin e verës, në Montalcino të Italisë. Gjatë kësaj vizite anëtarët e sommelierisë, përmes pritjes dashamirëse nga ana e kantinave Villa a Sesta, Fattoria dei Barbi dhe Tenimenti Angelini, patën mundësi të njihen më nga afër me historinë shumë vjeçare ndërthurur me risitë teknologjike të këtyre prodhuesve të rëndësishëm.

Delegacioni gjithashtu vlerësoi nga afër nepërmjet seancave degustuese cilësinë e disa verërave ndër ato më me peshë në zonën në fjalë, duke përmbushur kështu dhe qëllimin e saj didaktik.Falenderojmë këta prodhues të rëndësishëm për gatishmërinë dhe mikpritjen e shfaqur ndaj sommelierise shqiptare në këtë vizitë.

free joomla templatesjoomla templates
2024  Sommelieria Shqiptare   globbers joomla template