Të nderuar anëtarë dhe miq të sommelierisë!
Në datë 11 Korrik, do të zhvillohet një vizitë didaktike në Mal të Zi në kantinën Plantaze.
Nisja do të bëhet e organizuar me bus nga Muzeu Historik Kombëtar në ora 7.00 dhe vizita do të zhvillohet brenda ditës.
Gjatë vizitës do të zhvillohet gjithashtu një degustim i llojeve të verërave dhe buffet në kantinë.
Kostoja e pjesëmarrjes është 45 Euro ku përfshihet: udhëtimi vajtje-ardhje me bus luksoz dhe degustimi.
Lutemi të prenotoni brenda datës 5 Korrik.