KONKURSI I SOMMELIERIT ME TE MIRE TE EVROPES. Strassbourg, 20-23 nentor 2010

Konkursi "Best Sommelier of Europe" u zhvillua nga data 20-23 Nëntor 2010 në Strassbourg (FR) nën kujdesin e Shoqatës Ndërkombëtare të Sommelierisë (ASI) dhe Sommelierisë Franceze. 

Në këtë konkurs u përfaqësuan të gjitha shoqatat e sommelierisë që aderojnë në ASI si member me të drejta të plota dhe Observer Member.

Organizata Shqiptare e Sommelierisë u përfaqësua në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar me një sommeliere të re në moshë por me njohuri të rëndësishme të përfituara në arenën ndërkombëtare – Somm. Edisa Shahini.

 

Perveç titullit të sommelierit, Edisa është e diplomuar shkelqyeshëm në Universitetin e Chieti-t në degën e gjeologjisë.

 

Pas regjistrimit, të gjithë kandidatët iu nënshtruan tre fazave të para të konkursit:

fazës teorike e cila ka të beje me përmbushjen e një pyetsori prej 100 pyetjesh

fazës së komenteve në ngjerimin(degustimin) e 2 verërave të përshtatura me një gatim

fazes së shërbimit të një lloji vere

Duke u bazuar në pikët e grumbulluara për secilin kandidat, përzgjidhen 12 gjysmëfinalistët.

Për herë të parë Sommelieria Shqiptare u përfaqësua edhe në konkursin e "Best Sommelier of Europe – Shiraz" organizuar nga një nga prodhuesit më të njohur të botës- Peter Lehmann wines of the Barossa.

Gjatë qëndrimit në një nga krahinat më të njohura botërisht për cilësinë ekselente të verërave të bardha -ALSACE, organizuesit kishin krijuar mundësinë e vizitës dhe  ngjerimit të disa nga perlave të enologjisë të kësaj krahine (Dambach la Ville -Ruhlmann Schutz ; Ribeauville – Caves de  Ribeauville;Arthur Metz etj)  përveç verërave të famshme të Peter LEHMANN në Royal Palace  of Kirrviller dhe  të "Grande Maison de Champagne- Duval Leroy" në Palais de la Musique et des Congres of Strassbourg.

Në finalen e Konkursit u kualifikuan David Biraud(France), Paolo Basso (Zvicer) dhe Matteo Ghiringhelli (Itali), kandidatë me përvojë e njohuri  të mëdha ndërkombëtare të cilët zhvilluan finalen ndërmjet tyre në prani të publikut numeroz, medias , partnerëve të ndryshëm dhe ekspertëve të fushës së enologjise.

Pas përfundimit të konkurimit, Juria shpalli fitues Z.Paolo Basso (Zvicer).

Në ditën e fundit të ketij aktiviteti u zhvillua Asemblea e Përgjithshme  e zakonshme e ASI  në të cilën përveç të tjerash, u votua për Presidentin dhe stafin e ri drejtues.

Pesident u zgjodh me unanimitet Z.Shynia Tasaki (Japoni).

 

 

Ky aktivitet i sherbeu shumë Sommelierise Shqiptare si për arritjen e pjekurisë së duhur profesionale për llojin ashtu edhe për njohjen më të thellë të enogastronomisë së kësaj krahine ku natyra, klima dhe njerezit janë në një harmoni magjepsëse.