image1 image1 image1 image1 image1 image1 image1 image1 image1

Prodhues vererash ne tregun vendas dhe “filozofia” e zhvillimit

 Prodhues vererash ne tregun vendas dhe “filozofia” e zhvillimit

 Para pak ditesh u shfaq ne tv Klan nje emision per vererat ku ne forme indirekte u perfshi edhe Sommelieria.

Pavaresisht se pjesmarresit qe u shprehen per Sommelierine(dhe jo vetem), u treguan mjaft te kujdesshem te mos ishin direkte e te linin te “kuptohej” se cili ishte qellimi i shprehjeve te tyre.

Duke qene se u telefonova nga nje sere anetaresh te Sommelierise Shqiptare per kete ceshtje, pavaresisht se mendoj qe nuk duhet humbur koha duke shpalosur argumenta (ne fakt as nuk nevojiten sepse edhe theniet ishin kontradiktore nga po vete ata), po qartesoj anetaret e O SH S dhe ata qe na ndjekin per disa shprehje qe u thane ne ate emision.

Persa rolit te sommeliereve ne gjithe boten, qofte per njohjen e veres (dhe jo vetem) dhe menyres se pershtatjes se saj me ushqimin(te te gjitha llojeve neper bote), duhet te pyesim neper vende si Franca, Italia, Gjermania, USA, Anglia………….. Japonia , Australia ….. etj(praktikish ne te gjithe vendet e kulturuara e zhvilluara) se si e pse ata nderojne e respektojne figuren e Sommelierit. Dhe cuditerisht mbeshteten nga shtetet reciproke….. .

 

Qartesisht aty u verejt se gjithsecili perfaqsonte vetveten dhe vleresimet per produktet ishin vetijake. Me keqardhje vura re qe edhe sukseset sadopak te vola nderkombetare, minimizohen apo lihen ne hije.

Per se pari here Shqiperia u perfaqsua ne nje konkurs Ballkanik(ky ishte edicioni i gjashte) me mbeshtetjen teknike te Sommelierise Shqiptare dhe 2 prodhues u klasifikuan (vleresuar nga panel nderkombetar degustatoresh. Shih balcanswine.eu) me medalje argjendi e bronzi .

Pikerisht ata qe kane bashkepunuar me profesioniste enologe e Sommelierine Shqiptare u vleresuan per cilesine e tyre .Degjuam aty gjera realisht te cuditshme: se ku gjenden keto verera qe kushtonkan 2 euro e u shitkerkan me nga 80 euro…… 

Degjuam edhe te tjera hamendsime e fantazira qe ne fakt ulin seriozitetin e temes. Informojme prodhuesit se ka rregulla te vecanta per percaktimin e cmimeve te ndryshme(shih rregulloret e konsorceve ne mbare Europen. Dhe ligjshmerine e shtetin ne baze te grdes alkolike per cmimin minimal). Aq me teper qe prodhuesit boterore ndjekin llogjiken ekonomike ne percaktimin e cmimit pavaresisht deshires se tyre per fitim.

Persa rolit te Sommelierit, ata nuk jane “Mbreti i kantinave apo kantinierere”, por keshilluesi i Mbreterve !

Dhe Mbreti eshte KLIENTI, i cili ndoshta nuk ka experience, por nuk i duhet ndonje lloj fakulteti te dalloje ate qe i pelqen me ate qe nuk i pelqen. Por Klienti, mbeshtetet tek Sommelieri i cili merr njohje shkencore e didaktike se si njihet vera e me se duhet ta keshilloje ate! 

Sommelieri nuk prodhon por shkollohet e perditsohet qe te GJYKOJE veren(dhe jo prodhuesin). 

Pa dashur te ofendohet njeri , gjithkushi (perfshire sommelieret) respekton Punen si dhe investimet , qofshin keto vetiake apo te perziera me GRANTE E MBESHTETJE FINANCIARE te cilat jane rezultat i politikave te ndryshme nder vite .Sidoqofte tek sommelieret, investimet e gjithkujt NUK ndikojne ne vleresimin e produktit perfundimtar . Konsumatori interesohet per produktin e jo per pasurite e prodhuesit.

Por te mos harrojme se derivojne nga kontributet tona . Ndaj , ju lutem zoterinj prodhues qe keni perfituar nga keto skema, kerkohet pak respekt per konsumatorin dhe sinqeritet nga ju per prodhimet! Eshte evidente qe emri i mire krijohet nga puna korrekte dhe insistence e perditshme dhe ne pak kohe, ajo demtohet nga prodhues anonime e te pandershem. Edukimi ne fushen e veres ka filluar mbi baza te shendosha teknike kur Sommelieria Shqiptare filloi te trajnoje qe nga 2006 (perfshi edhe prodhues apo te aferm te atyre qe ishin ne studio).

Aq me teper qe kur Sommelieria u themelua, ndoqi nje strategji te mirfillte per zhvillimin e produktit Made in Albania.

Dhe fale mbeshtetjes se Sommelierise Shqiptare per te sjelle ekspertet me te mire te fushes per mbeshtetjen e prodhuesve te rinj shqiptare(ne moshe e experience) , tashme disa prodhues mbeshteten nga Studio Enologjike me Prof. Costantinin e Lucciarini te cilet jane docente me 4 dekada experience e me rezultate shkencore jo vetem ne Itali. Dhe SEA Albania (me te cilin bashkepunojne disa kantina qe po vazhdojne te jene te suksesshme) eshte I VETMI laborator enologjik i certifikuar !

Na vjen mire qe pas rreth 8 viteve pasi e kemi theksuar e shkruar qe prodhuesit vendas duhet te mbeshteten tek kultivaret tipik Shqiptare, tashme po fillojne ti vleresojne(shih revista sommelier shqiptar 2008 ) . 

Duket e kote dhe e pamundur t’i shpjegojme me pak rrjeshta ndryshimin e nje vere te prodhuar jashte Shqiperise nga prodhues me pervoje e kohe te gjate ne kete fushe(me ligjshmeri shume rigoroze) , me ate te prodhuar nga prodhuesit shqiptare(jo te gjithe) te cilet jo vetem nuk kane experience e teknologjine e duhur, por as nuk kane te qarte se me cfare lende te pare(ose me keq kur dikush e fsheh) e prodhojne dhe ne etiketa shenojne ate qe u pelqen! 

Kjo nuk eshte ndershmeri dhe tregu e percepton. Edhe hamendsimet apo theniet jokorrekte apo te pabaza kundrejt teknologjise se prodhimit neper vendet e tjera Europiane nuk qendrojne. E per me teper nga prodhues qe s kane aq njohuri e perditsime. Me lind pyetja: me c’lloj makinerish u trajtonka e vilet vreshti ne zonen Ligure(I)? Te Portos(P)? Te Minerves(F)?, te kantonit Ticino(CH)?

Te dashur prodhues, duhet pak Koherence. 

Mos pretendoni te prodhoni vetem me fantazi ato qe Bota ka shekuj qe perfeksionon. Nuk rregullohet cilesia e veres qe ju prodhoni duke perfolur figurat profesionale apo prodhuesit e huaj. Nuk eshte figura e Sommelierit qe ju demton, perkunderazi. Me mbeshtetjen direkte te Sommelierise Shqiptare jane zhvilluar nje sere promovimesh te vererave shqiptare, nga viti 2007(panairi internacional i Pesaro-s), per 2 vite rrjesht ne Vinitali (2009, 2010), …. E deri ne festivalin ballkanik te vererave ne Sofie(maj 2016. Shih www.sommelier.al). 

Sa me shpejt te ndergjegjsoheni ju, aq me shpejt do arrihet edhe standartizimi i niveleve te cilesise dhe sigurisht do keni edhe vlerezimin e tregut . Sommelieria Shqiptare ka qene dhe mbetet gjithnje ne dispozicion te prodhuesve te ndershem. Ju uroj suksese te gjitheve.

 

 

PËRSE DEGUSTOHET VERA

PËRSE DEGUSTOHET VERA

Shishja e verës përfaqëson sintezën e ekuilibrit të përkryer midis natyrës, dorës së  njeriut dhe teknikës së aplikuar. Detyra parësore e degustatorit është të verifikojë nga pikëpamja pamore, e nuhatjes dhe e të ngjëruarit nëse vera ka arritur plotësisht harmoninë e saj. 

Raporti që krijohet midis subjektit (degustatorit/shijuesit) dhe objektit (vera) duhet bazuar mbi “respekt” e kompetencë me qëllim që  të jepet një vlerësim sa më i saktë në lidhje me karakteristikat e verës. Procesi i ngjërimit (degustimit) bëhet që të njihet në mënyrë sa më të hollësishme “bota e verës e mbyllur brenda ne shishe” dmth vlerësohet nëse produkti i ruan cilësitë parësore dhe karakteristikat e origjinës së tij. Një shijues (degustator) i kujdesshëm duhet të jetë në gjendje të vlerësojë shkallën e zhvillimit të verës dhe të parashikojë kohëzgjatjen e ruajtjes së personalitetit të saj. 

Read more: PËRSE DEGUSTOHET VERA

Njohuri rreth verës

PËRSHKRIMI I TË NUHATURIT TEK NGJËRIMI I VERËS

 

Shqisa e nuhatjes është shumë e rafinuar, nëpërmjet saj perceptohen aroma shumë “të holla” duke bërë kështu vlerësimin e saktë e të detajuar të karakteristikave të verës. Meqënëse aroma e verës është e pasur me lloje dhe sfumatura të ndryshme, atëherë klasifikimi i tyre përmblidhte në përshkrimin e të nuhaturit.

Në bazë të karakteristikave  të nuhatjes vera është:

Aromatike është vera aroma e së cilës të sjell ndërmend përbërësit aromatikë naturalë të vreshtave të cilat klasifikohen në kategorinë e llojeve të rrushit me erë si p.sh. Moscati, Malvasie, Gewürzrtraminer etj. 

Read more: Njohuri rreth verës

free joomla templatesjoomla templates
2024  Sommelieria Shqiptare   globbers joomla template