Wine Tasting ITALIALBANIA EXCELLENCE”, 28 shtator 2016

Wine Tasting ITALIALBANIA EXCELLENCE”, 28 shtator 2016

 

Te nderuar anetare dhe miq te O SH S,

 Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri – CCIA, Organizata Shqiptare e Sommelierisë, dhe Plaza Hotel Tirana, AGSM Holding Albania në bashkëpunim me Doc Italy, kanë kënaqësine t’Ju ftojnë në prezantimin e “Wine Tasting ITALIALBANIA EXCELLENCE”, që do të organizohet më datë 28 shtator 2016, duke nisur nga ora 15.30, pranë Hotel Plazza, kati 23, Tiranë.

 

“Jeta është tepër e shkurtër për të pirë verë të keqe”… Johann Wolfgang Goethe

Nis që këtu ideja për të organizuar një event, i cili, në edicionin e tij të parë, prezanton në Tiranë verërat më të mira italiane dhe shqiptare.

 Në mjediset e mrekullueshme të Plaza Hotel dhe me mbështetjen, përvojën dhe profesionalizmin e Shoqatës shqiptare të Somelierëve, do të mund të degustohen disa nga prodhimet më të mira me prejardhje nga Verona dhe Shqipëria.

 Shumë prej produkteve do të prezantohen nga vetë prodhuesit që do të vijnë nga Italia enkas për këtë event (Corte Figaretto, Cantina del Castello, Stefano Accordini, Buglioni, Corte Adami, Valentina Cubi, Zamuner) si dhe nga prodhues shqiptarë të zonave të ndryshme të vendit (Kantina Kallmeti – Lezhë, Zika – Tepelenë, Nurellari – Berat, Belba - Kavaja) për të shoqëruar emocionet e secilit degustim.

Për arsye organizative, lutemi konfirmoni pjesëmarrjen në adresën email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ose This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it..

free joomla templatesjoomla templates
2021  Sommelieria Shqiptare   globbers joomla template