Vizite ne kantinen Kthma Alpha - Alpha Estate, Greqi

Ne date 17.03.2016 Sommelieria Shqiptare organizoi nje vizite didaktike ne nje nga kantinat me te mira te Ballkanit, kantinen Kthma Alpha - Alpha Estate, ne Greqi. Mikpritja, guida neper kantine e vreshta, si dhe degustimi i vererave te kesaj kantine ishte nje eksperience teper e vecante. Cilesia dhe kualiteti teper i larte i vererave, ne vecanti atyre te bardha i atribuohej terrenit dhe mikroklimes se vendit ne te cilin ndodheshin vreshtat, ashtu sikurse dhe teknologjise se larte ne kantine. Falenderime te vecanta shkojne per Z. Konstantinos Arvanitakis dhe pjesen tjeter te stafit qe priten delegacionin e O SH S ne kantine.